Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar sot në mbledhjen e KQZ-së, rinumërim të plotë të votave.
Anëtari i AAK-së në KQZ, Ibrahim Selmanaj ka thënë se ka pasur parregullsi në procesin e numërimit dhe ka shtuar se hetuesia duhet të merret me secilin komisionar që kuptohet se ka bërë dallavere.
Ai ka kërkuar nga KQZ-ja që të bëhet rinumërim i plotë në mënyrë që të pastrohet si proces dhe secili të përgjigjet për keqpërdorimet.
Ndërkaq kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se sa i përket rinumërimit total, kjo vendoset nga KQZ-ja.
“Sa i përket rinumërimit total të propozuar nga Ibrahimi nuk mund të jap ndonjë mendim, ato janë çështje e KQZ-së dhe nëse merr përkrahje te KQZ-ja atëherë do të ndodhë”, tha Daka.
Ndryshe me këtë kërkesë të AAK-së nuk janë pajtuar nga LVV-ja të cilët e kanë thënë se në rast se kjo ndodh atëherë i bie që i tërë procesi zgjedhor ka qenë i kriminalizuar. /Telegrafi/