Site icon Telegrafi

Daka pas vendimit të Gjykatës Supreme për votat e diasporës: Jemi të obliguar t’i numërojmë

Valdete Daka (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme duhet numëruar mbi 4 mijë fletëvotime të ardhura nga diaspora.

Kryetarja Daka në fillim të mbledhjes së KQZ-së, tha se nuk do ta komentoi aktgjykimin dhe se do ta respektojë atë, transmeton Telegrafi.

“Kemi një aktgjykim të Gjykatës Supreme, dhe në bazë të këtij aktgjykimi jemi të obliguar t’i numërojmë fletëvotimet e votuesve jashtë Kosovës. Mendoj që nuk ka nevojë të komentohet ky aktgjykim, e kemi obligimin dhe nuk besoj që kemi me shtu diçka rreth kësaj”, tha ajo.

Lexo po ashtu Gjykata Supreme miraton ankesën e LVV-së, i kërkon KQZ-së të numërojë fletëvotimet e diasporës

Daka tha se kanë detyrim ligjor ta zbatojnë ashtu siç është. /Telegrafi/

Exit mobile version