Telegrafi

Da’jah Daniel, MVP e xhiros 19 në Ligën e Femrave

(Foto: basketbolli.com)

Ndeshjet e xhiros së 19-të në EBC Ligën e Femrave kanë dhuruar disa ndeshje mjaft interesante.

Derbin e ka fituar Prishtina, që mundi Penzën me shifrat 56-75, duke siguruar vendin e dytë dhe në garat shtesë do të luajë sërish ndaj skuadrës pejane, por do të ketë përparësinë e fushës.

Basketbollistja më e dalluar ishte Da’jah Daniel e Prishtinës me 18 pikë, 16 kërcime dhe dy asistime, duke pasur indeksin e ndeshjes 32, që ishte më i larti në këtë përballje.

Top 5 basketbollistet me indeksin më të lartë në xhiron e 19-të ishin: Saranda Daci e Bashkimit 46, Sarah Mgbeike e Vëllaznimit 46, Da’jah Daniel e Prishtinës 32, Jeta Zeka e Bashkimit 30 dhe Enxhi Xhanaj e Prishtinës 24.