Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ndihet i lumtur pas fitores së vuajtur ndaj Dukagjinit në udhëtim.
Ballkani mori një fitore të vuajtur me rezultat minimal 1-0, falë golit të Meriton Korenicës në minutën e 83-të.
Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit u deklarua i kënaqur me rezultatin, teksa ndeshjen e cilësoi si të vështirë.
“Sot patëm një ndeshje të vështirë edhe për shkak të kushteve atmosferike”, ka thënë fillimisht Daja pas ndeshjes.
“Është e rëndësishme të vazhdojmë me rezultate pozitive dhe kjo fitore ka shumë vlerë”.
“Edhe një barazim nuk do të ishte rezultat i keq, por sigurisht që ne hyjmë në çdo ndeshje për të fituar”, përfundoi trajneri i Ballkanit. /Telegrafi/