Telegrafi

Daimler blen Aston Martinin?

Gjiganti gjerman i automobilave, Daimler, tashmë zotëron pesë për qind të aksioneve të Aston Martinit, megjithatë, sipas të dhënave të fundit, kompania është duke e marrë parasysh që ta blejë të tërin.

Sipas revistës “Car & Drive”, drejtuesit e Daimlerit janë konsultuar në lidhje me mundësinë e blerjes, por ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare.

Ndërkohë që një pjesë e shoqërisë mendon se nuk duhet të rrezikohet, shumica e tyre thonë se ky është një “xhevahir” që duhet të blihet sa më shpejt të jetë e mundur. /Telegrafi/