Telegrafi

Daily Star për Arsenalin: Humbje parash me Xhakën (Foto)

Humbja e penaltisë nga mesfushori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, ka bërë që shumë media botërore të jenë të ashpër me të.

Tabloidi anglez, DailyStar, ka qenë shumë e ashpër me Xhakën, duke shkruar se lojtari më i ri i Arsenalit ka ekzekutuar mbase penaltinë më të dobët në një turne ndërkombëtar.

Ky tabloid ka shkuar edhe më larg duke sugjeruar se Arsenali ka humbur para me Xhakën.

“Humbje Parash! Granit Xhaka i blerë nga Arsenali për 30 milionë funte shqyhet në copa pas humbjes së penaltisë.”