Site icon Telegrafi

Daily Mail: Ky është talenti që duhet mbajtur nën vëzhgim te Shqipëria

Është Ergys Kaçe lojtari që duhet mbajtur nën vëzhgim të Kombëtarja shqiptare gjatë Euro 2016, të paktën këtë përfundim ka nxjerrë “Daily Mail”, që ka bërë një analizë të të gjitha grupeve të Euro 2016.

Ish mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë, Martin Keown parashikon ecurinë e skuadrave, por ndalet gjatë edhe te filozofia e trajnerëve dhe liderët e 24 skuadrave pjesëmarrëse.

Ylli i Shqipërisë konsiderohet kapiteni Lorik Cana, i cili u bë lojtari i parë shqiptar që luajti në Ligën Premier pasi gjatë sezonit 2009-2010 mbajti të veshur fanellën e Sunderland.

Për sa i përket kalimit të grupit nga Shqipëria,  Daily Mail shkruan se kuqezinjtë duhet të kenë shumë fat që ta realizojnë një gjë të tillë.

Në grupin A, pasi cilëson favorite Francën dhe Zvicrën, Keown ndalet te ecuria e trajnerit Gianni De Biasi. “Në vitin e 5 të aventurës së tij te Shqipëria trajneri i Shqipërisë është nderuar me titullin Nder i Kombit pas kualifikimit historik të Shqipërisë në Euro 2016”.

“Në vitin 2006 ai ka arritur të ngjisë Torinon në Serie A, por u largua nga skuadra vetëm tre ditë përpara debutimin sezonal në sezonin 2006-2007”, shkruan “Daily Mail”.

Por sa larg parashikohet të shkojë Shqipëria në këtë kompeticion? Keown thekson se kuqezinjve u duhet shumë fat për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër edhe pse vitin e shkuar ata e kanë mundur Francën 1-0.

Exit mobile version