Tabloidi britanik Daily Mail ka analizuar sot fazën e grupeve dhe paraqitjen e secilës kombëtare në Evropian, duke vënë nota për secilën skuadër, me notën A si më të lartën.
Me A me yll, duke qenë kombëtaret më të mira në absolut deri tani, janë përzgjedhur vetëm Kroacia e Islanda.
Me A janë vlerësuar Hungaria e Irlanda e Veriut, ndërsa me A- është vlerësuar Uellsi.
Me B+ janë vlerësuar Italia e Polonia, ndërsa pas tyre me B janë vlerësuar Gjermania, Sllovakia e Shqipëria.
“Një prej dy humbësve të pafat që e mbylli në vendin e tretë dhe nuk ia doli të kualifikohej, Shqipëria i tejkaloi gjithë pritshmëritë, edhe pse nuk mundi të kalonte”.
“Impresionues, edhe pse luajti me 10 lojtarë në humbjen ndaj Zvicrës, shqiptarët mbajtën Francën 0-0 për 90 minuta dhe pastaj fituan ndeshjen finale, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Një turne i mirë dhe diçka nga e cila vërtet mund të ndërtohet e ardhmja. Nota: B”, shkruan Daily Mail.