Site icon Telegrafi

Daily Mail: Finalizohet marrëveshja – Sanchez te Unitedi, Mkhitaryan te Arsenali

Mediumet angleze raportojnë se ka përfunduar me sukses saga e transferimeve që e sheh Alexis Sanchezit të transferohet tek Manchester Unitedi dhe Henrikh Mkhitaryanin te Arsenali.

Sipas mediumit anglez Daily Mail ka përfunduar gjithçka rreth transferimit të Sanchezit te Manchester Unitedi.

Alexis Sanchez ka përfunduar më në fund transferimin e tij te Manchester Unitedi nga Arsenali.

Lexo po ashtu Guardiola përgëzon Unitedin për blerjen e Sanchezit

Sulmuesi kilian thuhet se ka vizituar qendrën stërvitore të klubit në Carrington dhe ka kryer të gjitha detajet e transferimit.

Shifra e transferimit të tij thuhet se është 35 milionë funte dhe u finalizua gjatë të shtunës (sot) pasdite, me 25 milionë që shkojnë për Arsenalin dhe 10 milionë tjera për agjentin e Sanchezit.

Përveç shifrës së paguar në anën e kundërt, pra te Arsenali, do të kaloj edhe Henrikh Mkhitaryan, marrëveshja për të cilin thuhet se ka përfunduar në mëngjes.

Mkhitaryan do të transferohet në Emirates në një marrëveshje të veçantë, me Topçinjtë që thuhet se kanë paguar kontratën e tij te Unitedi, e cila është e vlefshme edhe për dy vite.

Sanchez pritet të nënshkruaj për katër vite e gjysmë dhe të fitojë plot 450 mijë funte apo rreth 510 mijë euro në javë pas përfundimit të lëvizjes së tij të Old Trafford. /Telegrafi/

Exit mobile version