Jurgen Klopp ka pësuar një goditje nga objektivi i tij, Mahmoud Dahoud, i cili ka thënë se nuk është i interesuar të largohet nga Borussia Monchengladbach.
20-vjeçari u shfaq në skenë sezonin e kaluar nën urdhrat e trajnerit Andre Schubert, i cili impresionoi me pjekurinë e tij dhe duke u bërë një pikë kyçe në skuadrën e tij së bashku me Granit Xhakën.
Shfaqjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e Jurgen Klopp në Anfield, por mesfushori sirian, i lindur në Gjermani refuzoi të flas se ai do të largohet këtë verë nga skuadra e tij.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
“Unë jam i fokusuar plotësisht. Kush thotë se unë duhet të largohem nga Mönchengladbach”, ka deklaruar Dahoud për Kicker.
Me ketë mesfushori i skuadrës gjermane ka përjashtuar një kalim të tij te gjiganti anglez. /Telegrafi/