Dafina Zeqiri ka njoftuar publikimin e albumit të saj “The Absolute Vol. II”, i cili do të dalë në treg më 12 dhjetor.
Ky album i ri do të përmbajë gjithsej 12 këngë, gjersa po pritet me padurim nga fansat dhe publiku.
“A të kam mungu”, “Jom ka du me të pa” me Ylli Limanin, “Tranquilo”, “Habiti”, “Qaj qaj” me 2 Ton, “Dumla Dumla” me Dystinct, “Menushëm”, “Prit” me Mossin, “Yolo” me Ricky Rich, “Aman” me Lumi B, “Ta dish”, “Natën” me Shpat Dedën – janë të gjithë këto projektet e albumit.
Të parin album me të njëjtin titull vlen të ceket se e solli më 25 janar 2024, i cili gjithashtu ka gjithsej 12 këngë.
Në të pati bashkëpunime me: Mozzik, Afrim Muçiqin, MC Kreshën, Elinel, Vig Poppa etj.
Këto këngë janë pëlqyer jashtëzakonisht shumë dhe numërojnë miliona në YouTube.
Për të gjitha detajet mbi albumin e këngët e reja, ndiqni kanalet e saj zyrtare dhe padyshim që pritet të jetë një ngjarje e rëndësishme në muzikën shqiptare. /Telegrafi/