Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerat ndonjëherë.
Ajo me projektet e fundit muzikore ka vërtetuar se di të qëndrojë aktive, ndërsa në të njëjtën kohë të marrë vëmendje nga fansat.
Përpos karrierës profesionale, ajo është aktive edhe me postimet nga përditshmëria, të cilat janë mjaft të shpeshta.
Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune ka zgjedhur që të provokojë imagjinatën e fansave të saj.
E veshur me një këmishë të bardhë, Dafina në rend të parë ka vënë gjoksin e formësuar.
Duket çartë se në këtë paraqitje artistja nuk ka vënë fare makijazh, kurse flokët i kishte lënë të lira mbi supe.
“Pa ty” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që erdhi si ‘remix’ me Muma dhe Cricket. /Telegrafi/