Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ajo shpesh rrëmben vëmendjen e mediave përmes fotografive atraktive që ndan me ndjekësit e saj të shumtë.
Së fundmi, Dafina ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, ku është shfaqur mjaft provokuese në vaskë.
E veshur me një fustan të zi dhe me flokët me baluke, Dafina është dukur mjaft tërheqëse në këto imazhe.
Në përshkrimin e fotografive, këngëtarja bëri të ditur se këto poza i mori gjatë festës së ditëlindjes të shoqes së saj të ngushtë.
Përndryshe, ajo është duke vazhduar të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Zili zili”, që është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/