Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, ditë më parë paralajmëroi këngën e re.
Ajo këtë herë tregoi se po vjen në bashkëpunim me artistin Yll Limani dhe se projekti i tyre pritet të prezantohet së shpejti.
Pavarësisht kësaj, ajo duket se para publikimit të kësaj këngë po realizon një set të ri fotografik.
E njëjta ka ndarë disa pamje në rrjete sociale, në të cilat befason me stilin unik dhe veshjen atraktive.
E veshur në fustan të shkurtër të zi e stil flokësh më ndryshe, Zeqiri ka arritur të marrë gjithë vëmendjen.
Edhe këtë herë për dukjen e krijueses së shumë hiteve është përkujdesur kreatorja Drenusha Xharra.
Deri në lansimin e “Mos shko”, Dafina po shijon suksesin e “Zili Zili” që ka grumbulluar miliona klikime. /Telegrafi/