Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të bujshme muzikore dhe e tillë vazhdon të jetë.
Artistja që njihet për hitet të shumta padyshim konsiderohet si një prej emrave më të suksesshëm dhe më të kërkuara të estradës shqiptare.
Sot (e premte) për Dafinën është një ditë e veçantë, kjo sepse këngëtarja po feston ditëlindjen e 34-të.
Këtë ditë autorja e “Duro” ka vendosur ta shënoj duke e realizuar një fotosesion unik dhe mjaft atraktiv.
Në llogarinë e saj në Instagram, Dafina ka ndarë me fansat në set të ri fotografish në të cilin dukej më në formë se kurrë më parë.
Për dukjen në këtë paraqitje, artsitja zgjodhi një kostum xhins, xhaketë të cilën e la të zbërthyer dhe mini-fund të përshtatur me një palë çizme të gjata.
“A ndjehesh kështu si e rritur”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazheve sipër të cila mori urime dhe komente të shumta.
Ndryshe, këngëtarja ka qenë tejet e përfolur kohëve të fundit, u tha se ajo i dha fund lidhjes me DJ Geek.
Ndërkohë në anën tjetër artistja është e fokusuar edhe në realizimin e albumit të ri “Unë jom ajo”, të cilin tha se po planifikonte ta publikonte këtë verë, megjithatë e shtyu për shkak të disa ndryshimeve të fundit. /Telegrafi/