Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Dhimbje dhimbje” mban titullin kënga, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip të veçantë.
Teksti dhe vija melodike është realizuar nga vet artistja në bashkëpunim me Geskon dhe Elinel.
Miksimi dhe masterizimi i këngës ndërkohë u bë Deard Sylejmani me video të Adonis Krasniqit.
Zeqiri ka bërë një paraqitje të shkëlqer në videoklip duke marrë vëmendje me stilin unik.
Të plotë këngën tanimë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Dafinës.
32-vjeçarja po vazhdon të jetë shumë e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/