Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ishte shumë aktive gjatë verës me projekte muzikore e koncerte të shumta.
Pas përfundimit të sezonit veror, ajo ka vendosur që t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.
Këngëtarja ka vizituar Stambollin e Turqisë për tu relaksuar pas një vere të gjatë dhe të ngjeshur me punë.
Ajo ka ndarë me fansat e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive gjatë vizitës në Stamboll.
Për tu dukur gjithnjë bukur dhe e freskët, këngëtarja Zeqiri duket se edhe nuk heziton të shpenzojë, kur është fjala te rrobat.
Vetëm në paraqitjen e fundit, Dafina duket të ketë harxhuar mbi tre mijë euro në veshje.
Bluza e saj e markës ‘Balenciaga’ kushton afro 950 euro, atletet 695 euro, ndërsa edhe çanta e vogël e po të njëjtës markë ka çmimin marramendës prej 1670 euro.
Në total, për këtë paraqitje këngëtarja ka bërë një shpenzim prej 3315 eurosh. /Telegrafi/