Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka treguar disa herë se di të ruajë mirë linjat e saj.
Kujdesin për trupin, ajo nuk e shtrin vetëm në ushtrimet e rregullta në palestër, por edhe në trajtimet në qendrat e ndryshme relaksuese.
Së fundmi, ajo ka vendosur të ndajë me fansat në rrjetet sociale disa imazhe nga relaksimi në një SPA.
Dafina ka vënë në pah linjat e saj atraktive veshur me bikini, duke vërtetuar edhe njëherë se ka një trup perfekt.
Para disa muajsh, ajo solli projektin e saj më të ri muzikor me titull “Ti e din”, ndërsa pritet që së shpejti të publikojë edhe këngë të tjera. /Telegrafi/