Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka sjell javën e kaluar këngën dhe klipin e saj të ri “La Reina”.
Kënga është pritur mirë nga fansat dhe këtë e dëshmojnë edhe shifrat e larta të klikimeve që ka arritur në kanalin YouTube.
Dafina gjatë kësaj jave ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga xhirimet e klipit.
Një gjë të tillë, ajo e ka bërë sërish, duke publikuar për ndjekësit imazhe nga një prej skenave më provokuese të klipit.
Bëhet fjalë për pjesën ku ajo shfaqet e veshur me të bardhë, ndërsa vë në pah linjat atraktive duke kryer lëvizje provokuese.
Fotografitë në fjalë kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit, shumë prej të cilëve kanë ngelur të impresionuar me linjat e saj të trupit.
Ajo përndryshe, vazhdon të jetë shumë aktive me këngë të reja gjersa nuk mungon edhe nëpër mbrëmje muzikore të shumta. /Telegrafi/