Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh ajo publikon për fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe imazhet provokuese.
Dafina shquhet si një nga femrat e stradës me trupin më të tonifikuar, të arritur si rezultat i përkushtimit në palestër.
Së fundmi, këngëtarja e njohur ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video të shkurtër nga ushtrimet e përditshme, ku tregonte rezultatin e arritur në tonifikimin e këmbëve të saj.
Ajo ka realizuar tatuazhe të shumta përgjatë trupit, me ç’rast ka bërë që linjat e saj të duken edhe më provokuese.
Videoja në fjalë është komentuar në masë të madhe nga ndjekësit e saj, të cilët janë plot 1.6 milionë vetëm në këtë rrjet social.
Dafina ndërkohë, po vazhdon të shijojë suksesin e dy projekteve të saj muzikore më të fundit, “Japa” dhe “Pa ty” (remiks në bashkëpunim me producentin Cricket dhe Endrit Mumajesin). /Telegrafi/