Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri vazhdon të marrë vëmendje me poza provokuese

Dafina Zeqiri po vazhdon të jetë aktive dhe mjaft e pëlqyer nga publiku.

Këngëtarja shqiptare në rrjetet sociale publikon imazhe dhe video të llojllojshme, gjersa nuk i mungojnë as pozat provokuese.

Një të tillë e ka bërë edhe së fundmi, ku ka vënë në pah linjat trupore në imazhin tërheqës para pasqyrës. E zhveshur në pjesën e sipërme, këngëtarja Zeqiri ka rrëmbyer vëmendje edhe këtë herë.

“30”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos, derisa e dëshmon se mosha është vetëm numër për të.

Biondja, e cila ndërron herë pas here stilin e flokëve, tashmë i ka prerë tërësisht dhe ky ndryshim i shkon tejet shumë asaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ndërkohë, Dafina javë më parë publikoi bashkëpunimin me reperin Lumi B “Lule Lule”, projekt ky që u mirëprit nga fansat e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version