Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri vazhdon të mahnitë me dukjen e saj si nuse, ndërsa ndërthur tradicionalen me modernen

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në përgatitje e sipër të albumit të saj më të ri.

“Dafinë moj” mban titullin ky album, një nga projektet e të cilit do të ketë përbrenda edhe elemente folklorike.

Është pikërisht ky projekt muzikor në të cilin Dafina po punon dhe këtë e ka bërë të ditur përmes imazheve të publikuara së fundmi në rrjetet sociale.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ajo i habiti të gjithë kur pak ditë më parë publikoi ca fotografi ku shfaqej e rregulluar si nuse tradicionale, me disa elemente të ridizajnuara dhe të përshtatura në kohën moderne.

E disa fotografi të reja, ajo i publikoi për fansat mëngjesin e së premtes në Instagram, duke e bërë kështu për ta edhe më të padurueshme pritjen për këngën e saj të re.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Me një grim të detajizuar, fund të hapur te pjesa e këmbëve dhe me mëngë të fryra, Dafina dukej si një nuse vërtet tërheqëse e kohëve moderne.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë paraqitje. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

 

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

 

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram
Exit mobile version