Luftëtari shqiptar Ilir Latifi mbrëmë në Edmonton të Kanadasë arriti t’i shkaktojë humbjen e parë në karrierë australianit, Tyson Pedro.
Me këtë rast ai ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme, e cila gjë e bën t’i afrohet edhe më tepër titullit të kampionit.
Ky lajm ka gëzuar shumë shqiptarë, të cilët janë ndjerë të kënaqur me arritjet e tij.
Jo më pak për suksesin e tij janë gëzuar edhe fytyrat publike, të cilët përmes rrjeteve sociale, kanë shprehur urimet më të përzemërta për Latifin.
Këngëtarja Dafina Zeqiri është ajo e cila ka publikuar një fotografi të tij në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës shkruan: “Urime për vëllain tim Ilir Latifi”.
Dyshja në fjalë gëzojnë raporte të mira mes vete, gjersa nuk ngurojnë t’i japin mbështetje njëri-tjetrit në triumfet e tyre në karrierë. /Telegrafi/