Telegrafi

Dafina Zeqiri me urim të sinqertë dashurie për ditëlindjen e të dashurit domenikan

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, publikoi së fundmi projektin e saj më të ri muzikor “Fuego”, me të cilin u prit mirë nga publiku.

Ajo ndërkohë vazhdon të jetë e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.

LLogaria në Instagram është hapësira e saj me më së shumti ndjekës, përmes së cilës ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Zeqiri ka publikuar një fotografi me të dashuri në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar një urim të sinqertë për të dashurin e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Urime ditëlindjen për më të mirën në botë. Të dua “PAPI”, ka shkruar Zeqiri në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

E njëjta tash e sa kohë është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton bashkë me të dashurin.

I dashuri i saj, emri i së cilit ende nuk është bërë i ditur për opinionin, është me prejardhje nga Republika Domenikane. /Telegrafi/