Këngëtarja Dafina Zeqiri vazhdon të mbetet një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo është shumë aktive duke ndarë çdo ditë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, Dafina solli një ‘selfie’ mjaft atraktive për ndjekësit në rrjetin social Instagram, ndërsa shfaqej me modelin e ri të flokëve të shkurtra.
Këngëtarja befasoi fansat teksa në mbishkrimin e fotografisë vendosi t’i japë vetes epitetin “mbretëreshë”, duke e shkruar në gjuhën spanjolle.
“Unë jam mbretëreshë dashuria ime”, ka shkruar Dafina, teksa ka bashkëngjitur edhe fjalën “La Reina”.
Me këtë ajo sikur la të kuptohet se ky mund të jetë titulli i këngës së saj të re, megjithatë fansat e saj duhet të presin edhe pak, pasi këngëtarja është ende duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, “Rofe”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4guYXnvJY2U