Telegrafi

Dafina Zeqiri u kërkon falje fansave në Tiranë që s’mundi të fotografohej me ta pas koncertit

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, ka mbajtur mbrëmjen e së premtes një koncert në Tiranë.

Mijëra fansa ishin të pranishëm për të parë nga afër performancën e këngëtares shqiptare, e cila vazhdon të jetë shumë aktive në treg.

Mirëpo siç rëndom ndodh që në fund të koncertit, këngëtarët u japin mundësinë fansave që të fotografohen me ta, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në koncertin e fundit të Dafinës.

E për këtë gjë ajo u ka kërkuar falje fansave të saj, duke bërë të ditur arsyen e vërtet se pse i duhej të largohej menjëherë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Tirana faleminderit shumë! Dhe më vjen keq që nuk mund të qëndroja për të dalë në foto. U desh të nisem menjëherë për Prishtinë/Aeroport. Ju përqafoj të gjithë juve që keni qenë prezent, ju dua”, thuhet në njoftimin e këngëtares.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Me këtë ajo ka lënë të kuptohet se i është dashur të marrë rrugën për të fluturuar jashtë shtetit për koncertet e saj të radhës.

Përndryshe, Dafina ka qenë shumë aktive kohëve të fundit me projekte muzikore, të cilat janë pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/