Telegrafi

Dafina Zeqiri me ‘twerk’ të nxehtë nga Maldivet

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur ishujt luksozë Maldive, për të kaluar disa ditë relaksi larg angazhimeve të zakonshme në muzikë.

Dafina është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja Zeqiri vendosi të ndajë me ndjekësit disa fotografi mjaft ‘të nxehta’ nga Maldivet, duke vënë në pah linjat e saj atraktive.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo gjithashtu ka publikuar edhe një video, ku shfaqet duke bërë ‘twerk’ në plazh.

Këngëtarja ka bërë të ditur se ky xhirim do të jetë pjesë e klipit të saj të ri, me ç’rast ka treguar se është duke përgatitur një klip me skena provokuese.

Dafina ka qenë shumë aktive muajve të fundit m këngë të reja, me çka ka bërë që të renditet si një ndër këngëtaret më aktive të estradës këtë vit. /Telegrafi/