Telegrafi

Dafina Zeqiri transformohet sërish

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja Dafina Zeqiri, përveç këngëve të shumta, këtë vit ka bërë bujë edhe me ndryshimet e saj drastike në pamje.

Së fundmi, ajo publikoi një fotografi në InstaStory, ku tregonte ndryshimin e ri në pamje.

Përveç balukeve që i ka lëshuar tash e sa kohë, Dafina këtë herë edhe i ka zgjatur flokët dhe i ka kthyer ato në bionde.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Duke marrë një dukje tejet atraktive me këtë ndryshim të ri, ajo rrëmbeu vëmendjen e fansave të cilët nuk hezituan ta komplimentojnë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Dafina përndryshe këtë vit ka eksperimentuar shumë me flokët e saj, duke i ndërruar vazhdimisht ngjyrat dhe modelin e tyre, por pavarësisht secilit ajo është dukur gjithnjë bukur.

Këngëtaja Zeqiri nuk ka munguar edhe në aspektin e prurjeve muzikore, duke qenë çdoherë aktive me këngë të reja e bashkëpunime të shumta. /Telegrafi/