Telegrafi

Dafina Zeqiri sonte publikon bashkëpunimin me Varrosin

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Kënga e paralajmëruar ditë më parë nga Dafina Zeqiri dhe Varrosi, publikohet sonte me fillim të orës 19:00.

“Ring Ring” mban titullin kënga e tyre, ndërsa vjen e kompletuar nga ana vizuale dhe është hera e parë që dyshja kanë bashkuar forcat, pasi nga grupi “OTR” artistja Zeqiri ka bashkëpunuar vetëm me Noizyn.

E veshur me një fustan të shkurtër të kuq, e me syze të po së njëjtës ngjyrë, këngëtarja njofton se sot vjen me projektin e ri.

“Ring Ring.. 19:00”, është përshkrimi që ajo ia ka vënë fotos, duke pranuar komente nga më të ndryshmet nga fansat e saj të shumtë.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri konfirmon bashkëpunimin me Varrosin, vjen për herë të parë me këngë në gjuhën suedeze

Ky projekt, sipas Dafinës, është më ndryshe dhe i pari që ajo do e sjellë në gjuhën suedeze, dedikuar familjes dhe shoqërisë në vendin ku është rritur.

Këtë vit, Zeqiri solli pothuajse gjashtë kënge me klipe, ku në secilin prej tyre kishte një paraqitje mjaft atraktive dhe shumë unike.

Megjithatë, “Bye Bye” me reperen Tayna është projekti i fundit i lansuar nga ajo, i cili lirshëm mund të thuhet se ka qenë hiti i kësaj vere. /Telegrafi/