Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka zgjedhur një destinacion mjaft luksoz për pushimet verore të saj, duke marrë rrugën drejt Ibizas në Spanjë.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi atraktive nga pushimet, duke vënë në pah linjat e saj atraktive.
Në fotografinë e fundit, ajo ka pozuar në një ‘selfie’ teksa ka treguar krahërorin e saj.
Duke treguar tatuazhet e shumta përgjatë trupit, Dafina arriti që edhe njëherë të rrëmbejë vëmendjen e fansave të saj të shumtë.
Përndryshe projekti i fundit muzikor që ajo solli ishte kënga “Desole po favor”, në bashkëpunim me DJ Hamida dhe Aymane Serhani. /Telegrafi/