Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është duke vazhduar me sukses karrierën e saj ndërkombëtare që ka nisur.
“Told Ya” titullohet projekti i saj i dytë për tregun e huaj, këngë të cilën këngëtarja e lansoi pak ditë më parë.
E së fundmi, dafina e ka sjell edhe me klip këtë këngë, e cila është pritur mirë nga publiku.
Klipi i kësaj kënge është xhiruar në Amerikë, dhe në të këngëtarja Zeqiri vjen mjaft atraktive dhe e freskët teksa interpreton këngën e re.
“Told Ya” pritet të jetë një tjetër sukses për Dafinës, pas këngës “Four Sesons”, e cila arriti ta promovojë atë pak në tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/