Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri shijon një ditë në natyrë, vazhdon të marrë vëmendje me pozat atraktive

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Dafina Zeqiri kohëve të fundit është kthyer në një nga personazhet më të përfolur në shtypin rozë dhe jo vetëm.

Bukuroshja, e cila përbën lajm me pothuajse çdo postim të sajin, ka tërhequr vëmendje të madhe me një tjetër paraqitje.

Ajo duket se ditën e sotme e ka kaluar në natyrë, ndërsa nuk ka ngurruar të publikojë disa momente të kësaj dite.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Në mesin e postimeve që ka ndarë me ndjekësit, krijuesja e hitit “Një herë në jetë” ka sjell edhe një imazh atraktiv duke vënë në pah të pasmet.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri: Kam kaluar një periudhë të rëndë depresioni, kam shkuar edhe te një psikologe

“Bëji vetes miq që bëjnë fotografi të mira nga mbrapa”, ka qenë përshkrimi krahas postimit, i cili mblodhi mbi 13 mijë pëlqime për vetëm disa minuta.

Dafina në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur për albumin e ri, e për detaje të tjera nga jeta private dhe karriera profesionale.

Ajo po ashtu kujtoi se si në një periudhë të caktuar të jetës ishte përballur me depresion dhe ankth, teksa tregoi se për t’u shëruar nga kjo gjendje ishte këshilluar me një psikologe. /Telegrafi/

Exit mobile version