Telegrafi

Dafina Zeqiri shfaqet tërheqëse në të zezë, vë në dukje të pasmet atraktive

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, ndërsa jo të rralla janë edhe imazhet atraktive nga koncertet apo xhirimet e klipeve.

Së fundmi, Dafina publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive në një veshje të zezë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Duke pozuar nga mbrapa, ajo ka vënë në pah të pasmet e saj, ndërsa dukej mjaft tërheqëse me ndryshimin e ri në dukje.

“Kur asgjë nuk shkon siç duhet, shiko majtas”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e këtij imazhi.

Përndryshe, projekti i saj i fundit muzikor mbetet kënga “Bye bye”, të cilën ajo e solli gjatë verës në bashkëpunim me reperen Tayna, e që u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/