Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka mbajtur së fundmi një koncert për fansat e saj në Tiranë.
Ajo është shfaqur mjaft atraktive mbrëmjen e së premtes, teksa ka pozuar me një kostum të zi, të hapur te pjesa e gjoksit.
Ndërsa kishte vendosur të vinte në pah pjesën e gjoksit, Dafina rrezikoi me veshjen duke u mbuluar me sako, pa vënë reçipeta.
Kështu ajo vuri në pah fizikun e saj të shkëlqyer, si dhe tatuazhin e shqiponjës që ka të realizuar te pjesa e gjoksit.
Pamja e saj prej biondeje dhe baluket e lëshuara, i jepnin një pamje edhe më atraktive këngëtares.
“Unë dukem më mirë nga ajo se çfarë kam kaluar”, shkroi Zeqiri në mbishkrimin e fotografisë, duke lënë një enigmë kështu te fansat sa i përket këtij përshkrimi.
Marrë parasysh faktin që dukje e saj është kaq tërheqëse dhe në top formë, ajo se çfarë këngëtarja ka shkruar në përshkrimin e imazheve, lë të kuptohet se nuk i kanë ndodhur gjëra edhe aq të mira, por që gjithsesi ka gjetur forcën të duket shumë më bukur nga sa mund të kishte përfunduar. /Telegrafi/