Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ajo publikon çdo ditë fotografi nga jeta e përditshme, gjersa në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.
Një të tillë e ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet vetëm në të brendshme, teksa ngrit këmbët lartë.
Ajo kujdeset që të vërë në pah linjat e tonifikuara të trupit, teksa pozon e veshur me një xhaketë të zezë lëkure.
“Nxemje”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, teksa ka marrë komente të shumta nga fansat.
Dafina njihet si një prej këngëtareve më “të nxehta” të estradës, e cila asnjëherë nuk heziton që të shfaqet provokuese në paraqitjet e saj.
Ajo ka bërë të ditur se është në përgatitje e sipër të një projekti të ri muzikor, pas suksesit që po shijon me këngën e fundit “Merri krejt”. /Telegrafi/