Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, këtë vit është rikthyer fuqishëm me projekte muzikore, ndërsa ishte e pranishme në mbrëmje të ndryshme.
Bukuroshja po ashtu është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale dhe shpesh ndan me fansat postime të llojllojshme, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria e saj.
Ajo këtë herë ka vijuar me disa imazhe atraktive, në të cilat shfaqet me plot stil.
Për fotosesionin e ri zgjodhi të vishej tërësisht në të zeza, pamja e së cilës ishte e mahnitshme me balluke e flokë më të gjata.
Stili klasik – elegant ka bërë që 30-vjeçarja të shfaqet edhe më në formë, teksa nuk munguan edhe komplimentet e fansave për këtë dukje.
“Bëhuni një femër klasike me pak elemente nga rruga dhe shumë univers në ju”, ka shkruar në njërin postim artistja Zeqiri, ndërkohë që në imazhin tjetër shkruan, “A jeni duke e ndjerë atë?”.
Dafina momentalisht është duke punuar në projekte të reja muzikore, e kënga e fundit e publikuar nga ajo mbetet “Bye Bye” në bashkëpunim me reperen nga Prizreni, Taynën.
E njëjta që nga fillimi i karrierës është admiruar nga publiku shqiptar, ku ndër vite solli projekte e bashkëpunime shumë të suksesshme. /Telegrafi/