Telegrafi

Dafina Zeqiri shfaqet në një video duke u freskuar me para në dorë: Ndiqni ëndrrat tuaja dhe punoni fort

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka përfunduar sezonin e saj veror të koncerteve.

Në një postim të bërë në rrjetin social Thread dhe më vonë të rishpërndarë në InstaStory, Dafina i ka falënderuar përzemërsisht të gjithë fansat që u bënë pjesë e turneut të saj.

“Faleminderit gjithë ju që nuk keni ardhur por keni treguar mbështetje, dashuri në çdo projekt. Koha për pushime & rikthehemi me projekte tjera. Mos të harrojmë edhe albumin”, shkroi ndër të tjerash këngëtarja.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Dafina e cil aka qenë mjaft e përfolru gjatë këtyr ditëve për shkak të disa thumbimeve me Sara Hoxhën, ka publikuar një video në InstaStory nga koncerti i saj i fundit.

Në video, ajo mund të shihet duke u freskuar me disa valuta në vlerë 50 euro.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

“Ndiqni ëndrrat tuaja dhe punoni shumë në vend që të…”, shkroi këngëtarja e hitit “Amazing Girl” në mbishkrimin e kësaj videoje.

Nuk dihet nëse kjo ka qenë një thumb i radhës për dikë në veçanti, megjithatë Dafina i ka adresuar edhe më parë çështjet e parave në këngët e saj.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Rreth dy vite më parë, ajo kishte publikuar një këngë të titulluar “Million $”, e cila i dedikohet sukseve të saj dhe fitimeve të larta nga karriera e suksesshme muzikore. /Telegrafi/