Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, ka qenë duke shijuar disa ditë pushimi në një resort luksoz në Shqipëri.
Artistja tashmë shumë e ndjekur në rrjetet sociale, publikon me fansat imazhe dhe video të ndryshme.
Së fundmi, 31 vjeçarja ka ndarë një fotografi atraktive në bikini të zeza duke vënë në pah linjat trupore.
Pamjen joshëse e kompletoi me një kapelë të zezë dhe duket se ka vënë paruke po të së njëjtës ngjyrë.
“Aman”, ka qenë mbishkrimi që ia ka vënë imazhit.
Ndërkohë, komplimentet nuk munguan as nga miqtë e fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Dafina përndryshe është duke e shijuar suksesin e këngës së re “Million $”, e cila për vetëm dy javë kaloi shifrën e katër milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/