Telegrafi

Dafina Zeqiri sërish me ndryshim të ri në pamje, shkurton në masë të madhe flokët e saj

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është shumë aktive në muzikë me projekte të shumta.

“A e man n’men” është kënga e saj më e fundit, e cila është pritur shumë mirë nga fansat e saj.

Zeqiri është gjithashtu mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja u ka treguar fansave vazhdimisht për ndryshimet e shumta që ka bërë në pamje, kryesisht në ndërrimin e stilit të flokëve.

E një gjë të tillë duket se e ka bërë edhe së fundmi, teksa ka vendosur që t’i shkurtojë edhe më shumë se zakonisht.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Në pamjet e ndara me fansat në InstaStory, Dafina duket shumë tërheqëse me ndryshimin e ri, ndërsa ka joshur edhe më shumë fansat e saj. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory