Telegrafi

Dafina Zeqiri së shpejti sjell këngën e re, ndan imazhe atraktive nga xhirimet e klipit

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, duket se ka nisur punën për projektin e ri muzikor.

Kjo është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale, nga fansat e 31 vjeçares të cilët këtë e kanë zbuluar me anë të një fotografie të ndarë në InstaStory.

Në postim thuhet se ‘Zeqiri po vjen me një projekt të ri të quajtur Zili dhe se fotografitë e fundit janë nga prapaskenat e xhirimeve të klipit’.

 

Ndërkohë, Dafina të njëjtin e ka ripostuar në faqen zyrtare të saj ku në një mënyrë e konfirmon projektin e radhës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndonëse nuk ka treguar më shumë detaje, Dafina edhe këtë herë shfaqet me plot stil e ‘look’ të veçantë.

Sa i përket projekteve të reja, “Million $” mban titullin kënga e fundit që ka lansuar, e cila deri më tani ka kaluar shifrën e 7.7 milionë klikimeve në YouTube.

Ndërsa tani, presim të shohim se çfarë ka përgatitur ajo për admiruesit e shumtë të muzikës së saj. /Telegrafi/