Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
Njoftimin e bëri të ditur përmes një postimi që ka ndarë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram.
E njëjta ka publikuar një video nga xhirimet e videoklipit, e cila duket e mahnitshme me dukjen e veçantë që ka zgjedhur, e njëherësh më ndryshe ngaqë jemi mësuar.
“Merri krejt” mban titullin kjo këngë, ndërsa pritet të prezantohet para publikut më 13 shkurt.
Të shumta ishin edhe reagimet e ndjekësve krahas postimit që duket se mezi po presin për projektin e radhës të artistes Zeqiri.
Kjo vjen pas projektit përmbyllës të vitit 2019 “Vuj Vuj Vuj”, i cili u mirëprit nga publiku dhe tanimë ka kaluar shifrën e dhjetë milionë klikimeve.
Ndërkaq, Dafina kohëve të fundit është përfolur edhe për një lidhje të mundshme me DJ Geek, por që deri më tani asgjë nuk është konfirmuar nga ana e tyre. /Telegrafi/