Këngëtarja e popullarizuar, Dafina Zeqiri, di si të rrëmbejë vëmendje sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale.
Ndonëse më shumë përflitet për pozat e tilla, këngëtarja 30-vjeçare vazhdon të jetë aktive dhe deri më tani ka mbledhur mijëra fansa.
E njëjta së fundmi në llogarinë e saj personale në Instagram ka publikuar disa imazhe të reja nga ishujt Maldive, gjersa në plan të parë ka vënë format trupore.
Zeshkania po ashtu në fokus ka vënë edhe tatuazhet e saj, ndërsa gjatë kësaj kohe ka realizuar një numër të madh të tyre.
Në ndërkohë, “Lule Lule” mbetet kënga e fundit e publikuar nga Duffye në bashkëpunim me Lumi B, klipi i të cilëve është realizuar në Rahovec.
Krahas projekteve, ajo ka filluar edhe turneun e koncerteve jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë. /Telegrafi/