Telegrafi

Dafina Zeqiri publikon video provokuese duke bërë “twerk” gjatë pushimeve

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit “Million $”, e cila është pritur mirë nga fansat e saj.

Ditëve të fundit ajo ka gjetur më në fund pak kohë për veten e saj, duke shijuar disa ditë të mira në një resort në Shqipëri.

Ajo ka publikuar disa imazhe në rrjetin social Instagram, duke treguar linjat e saj atraktive trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një nga videot e publikuara, këngëtarja shfaqet duke bërë “twerk”, ndërsa merr vëmendjen me lëvizjet provokuese.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për fizikun e saj.

Dafina përndryshe ashtu si të gjithë kolegët e saj ka qenë pasive sa i përket koncerteve shkaku i pandemisë COVID-19, ndërsa ka kënduar herë pas here në plazhe ose koncerte jashtë vendit me numër të kufizuar njerëzish. /Telegrafi/