Telegrafi

Dafina Zeqiri publikon një pjesë të klipit të ri, duket mjaft atraktive dhe ‘e nxehtë’ në bikini

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka paralajmëruar se së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.

“Fuego” titullohet kënga e saj më e re, të cilën këngëtarja do ta publikojë edhe me klip.

Javë më parë ajo ndau me ndjekësit disa fotografi nga xhirimet e klipit, në të cilat shfaqej mjaft atraktive në bikini.

Ndërsa së fundmi, Dafina vendosi të publikojë për fansat trailerin e klipit të ri, në të cilin do të vijë mjaft ‘e nxehtë’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngëtarja shfaqet mjaft atraktive në bikini të zeza, teksa shijon notimin pranë një ujëvare.

Kënga është në gjuhën angleze, dhe me këtë projekt Dafina shënon një tjetër përpjekje të saj drejt tregut ndërkombëtar.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Zeqiri solli edhe një këngë shqip për fansat, e cila gjithashtu është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/