Site icon Telegrafi

Dafina Zeqiri publikon një pjesë të këngës së re

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

“A je pendu” mban titullin kënga me e re e artistes së njohur, e cila pritet të publikohet brenda disa ditësh.

Së fundmi, ajo ka prezantuar një pjesë të shkurtër të kësaj kënge, e cila duket të jetë dedikim për ‘një dashuri’.

“Në përgatitje…”, ka shkruar krahas videos ajo.

Të shumta kanë qenë reagimet e fansave të saj, të cilët siç shihet mezi po presin për këtë projekt të këngëtares 31-vjeçare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga është pjesë e albumit të ri të Dafinës, për të cilin ka punuar vazhdimisht gjatë kësaj periudhe pandemie globale.

Përndryshe, kënga e fundit e publikuar nga Dafina “Një herë në jetë” në bashkëpunim me Cricket ka kaluar shifrën e 12 milionë klikimeve në kanalin YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version