Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Dafina Zeqiri ka lansuar klipin e ri.
Këngëtarja e njohur ka realizuar me klip këngën “Mos e lëndo” që është pjesë e albumit të saj të fundit “Dafinë Moj”.
Si përherë, Dafina dukej tejet atraktive në klip, e veshur në një trupore lëkure me ngjyrë të kuqe të kombinuar me makijazh të theksuar dhe flokët e zeza me disa fije të lëshuara sipër fytyrës.
Këngëtarja theksoi linjat trupore, ndërsa u paraqit sensuale bashkë me partnerin e saj, DJ Geek, i cili ishte protagonist në klip.
Kujtojmë që albumi “Dafinë Moj” u lansua në tetor të vitit të kaluar, ndërsa që nga ajo kohë Dafina ka sjell disa këngën të tij të shoqëruar me klip.
Sipas këngëtares, “Mos e lëndo” është projekti i fundit i albumit që vizuelizohet me klip. /Telegrafi/