Telegrafi

Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Merri Krejt”, vjen e veçantë në klip

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, sapo ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Merri Krejt” mban titullin kënga e re e saj, të cilën e solli të kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Artistja 30-vjeçare vjen tejet unike në videoklip, për të cilin u kujdes në çdo detaj dhe vjen më ndryshe ngaqë jemi mësuar.

Dafina Zeqiri (Foto: YouTube)

Tekstin dhe melodinë e këngës e ka huazuar nga projekti “Rrugaqo” i reperit Elinel, i cili u lansua në gusht të vitit të kaluar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

Ndërsa, të tjerë bashkëpuntorë të këtij projekti madhështor janë edhe: Dina Morina, Petrit Recica, Petrit Ukehajdaraj, Liridon Metushi, Ertug, Deard Sylejmani, Blerim Shala, Liburn Shabani, Behie Murtezi, Jashar Jashari, Milot Bunjaku, Florent Isufi, Valmir Berisha, Blerim SHahini, Ardit Bici, Bardh Ballabani dhe Besfort Demaku.

Natyrisht, një falënderim nuk ka munguar as për grimerin Arbër Bytyqi dhe kreatoren Drenusha Xharra për dukjen e saj.

Këngën tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube dhe besohet se do të ketë suksesin e merituar nga publiku. /Telegrafi/