Telegrafi

Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Dasma”

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka prezantuar sot (e enjte) këngën e re.

“Dasma” mban titullin ky projekt muzikor, i cili është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kjo këngë iu dedikohet të gjitha çifteve dhe është realizuar në formën e një dasme tradicionale.

Foto: Screenshot/YouTube

Artistja vjen e mrekullueshme në paraqitjet në klip e veshur me fustan të bardhë nusërie.

Teksti është shkruar nga Elinel dhe Ada Satka me melodi po ashtu të kësaj të fundit në bashkëpunim me Dafinën.

Foto: Screenshot/YouTube

Muzika ndërkohë u bë nga Skizo dhe producimi nga Donat Prelvukaj, i njohur si Cricket.

Besohet që kënga do të pëlqehet nga publiku si dhe do t’i shoqërojë çiftet në çdo dasmë. /Telegrafi/