Telegrafi

Dafina Zeqiri publikon foto përkrah Mozzik nga xhirimet e videoklipit në Stamboll

Dafina Zeqiri Foto: Instagram/dafina.zeqiri

Dyshja e njohur dhe e suksesshme e estradës shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Mozzik janë bërë bashkë për të sjellur një duet të ri.

Artistet kanë zbuluar se kanë punuar për një këngë të re dhe tashmë kanë nisur xhirimet e videoklipit që po bëhen në Stamboll të Turqisë.

Ishte Dafina ajo që ka publikuar së fundmi një fotografi ku shihet përkrah Mozzikut në një makinë.

“Pahiri”, ka shkruar këngëtarja duke zbuluar dhe lokacionin e xhirimeve.

Fansat e tyre të shumtë kanë reaguar në hapësirën e komenteve duke deklaruar se mezi presin këngën e re të dyshes.

Ndërkohë, autorja e “Malli” ngacmoi mbrëmë (e hënë) fansat duke ndarë një video me Mozzik për të konfirmuar se kanë realizuar një bashkëpunim të parë mes tyre. /Telegrafi/