Ajo është njëra nga artistet shqiptare që shquhet për stilin e veçantë dhe këtë tashmë e ka dëshmuar, meqenëse është pjesë e estradës prej shumë vitesh.
Fjala është për këngëtaren Dafina Zeqiri, që merr vëmendje me paraqitjen e dukjen thuajse në çdo postim.
E njëjta kësaj radhe ka realizuar një fotosesion të ri, në të cilin pozon tërësisht në të zeza.
Për koleksionin e radhës, krijuesja e hitit “Murder on the dancefloor” ka zgjedhur një xhaketë lëkure e çizme të shkurtra me nuanca portokalli.
“Çfarë”, ka qenë përshkrimi që ka vendosur krahas këtyre fotografive artistike.
Komplimentet kanë qenë të shumta, marrë parasysh që vetëm në Instagram ndiqet nga 1.7 milion njerëz.
Dafina momentalisht po shijon suksesin e këngës së re “Mos e lëndo”, që e publikoi në Ditën e Shën Valentinit.
Ky projekt për nëntë ditë kaloi shifrën e 700 mijë pëlqimeve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=zfsM6m05tAE&ab_channel=DafinaZeqiri